Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez thuhet se i ka kërkuar drejtuesve të Barcelonës që të përpiqen të sigurojnë nënshkrimin e Gonçalo Guedes nga Wolverhampton.
Siç zbulohet nga AS, ndërkombëtari portugez tashmë do të ketë folur me Xavi Hernández dhe ka treguar interes për projektin e klubit katalanas. Menaxheri i Gonçalo Guedes, Jorge Mendes, mund të jetë i rëndësishëm në realizimin e marrëveshjes, pasi ai mban marrëdhënie të shkëlqyera me Wolverhampton, përcjell GazetaBlic Sport.
Për shkak të “fair play”-it financiar, Barelona do të jetë e interesuar për një huazim deri në fund të sezonit, me opsion blerje të detyrueshme në merkaton e verës.
Gonçalo Guedes e njeh mirë futbollin spanjoll për shkak të periudhës së tij në Valencia, midis 2017 dhe 2022, dhe shihet nga Xavi si një nënshkrim prioritar. Me ardhjen e portugezit, Ferran Torres dhe Ansu Fati do të përdoreshin në pozicionin qendror.
/GazetaBlic Sport/


