Lajme

Konfirmon Kujtim Shala: Kishte plan për atentat ndaj Lumir Abdixhikut, në plan janë të përfshira dy organizata

01/18/2023 20:52
nga:Astrit Gashi

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala ka konfirmuar planin e atentatit ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Po, ne sot kemi marrë një informacion të kësaj natyre, pra mund të konfirmoj që jam i informuar për këtë çështje, për një lloj planifikimi, për një rrjet njerëzish të lidhur me të dhe organizatash në Kosovë dhe në disa shtete të tjera të bashkimit Evropian dhe jashtë territorit të Evropës. Individë të cilët kanë rënë në përgjime të njërës prej agjensive intelegjente kryesore të BE-së, të vendeve të BE-së dhe nga ajo çka na është thënë ne, del që ka pasur një plan të strukturuar për këtë gjë”, ka deklaruar ai, në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

Shala thotë se atentati është planifikuar për arsye politike.

Nënkryetari i LDK-së thotë se në plan për atentat janë të përfshira dy organizata.

“Njëra organizatë pretendohet se vepron në Kosova, derisa tjetra jashtë Kosovës. Ajo që vepron jashtë Kosovës ka marrë përsipër të financojë ekzekutimin e këtij plani”, deklaroi tutje Shala.