Lajme

Policia konfirmon kanosjen ndaj zyrtarëve të LDK-së

01/18/2023 20:30
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, dhe disa deputetë të kësaj partie janë kërcënuar.

Në një përgjigje për Klankosova.tv policia thotë se i ka marrë masat e nevojshme lidhur me rastin.

Zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi, tha se veprimet e mëtejme do të merren në koordinim me organet e drejtësisë.

Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.