Lajme

Vuçiq: Nëse Kurti heq dorë nga kërkesat e tij “secesioniste”, marrëveshja mund të arrihet edhe pasnesër

01/18/2023 20:03
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, i pyetur në lidhje me deklaratën e Kryeministrit Albin Kurti, se marrëveshja mes dy vendeve mund të arrihet gjatë muajve në vijim, u përgjigj se marrëveshja mund të arrihet edhe pasnesër, nëse ai heq dorë nga kërkesat e tij “secesioniste”, siç i quajti ai.

Kjo siç tha ai, nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, heq dorë nga kërkesat e tij siç i quajti secesioniste.

Ai shtoi se Serbia po përballet me një vit “vendimtar, gjykues”, “një nga më të vështirat në historinë moderne, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht”.

Vuçiq tha gjithashtu se udhëheqja shtetërore e Serbisë do t’i drejtohet publikut “më së voni të hënën” për të njoftuar “çfarë pritet nga Serbia në lidhje me Kosovën dhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë”.