Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar ashpër raportin e fundit të Parlamentit Evropian, duke thënë se ata që miratojnë dokumente të tilla janë “të pasjellshëm dhe të pamatur” sepse kanë “standarde të dyfishta në lidhje me secesionizmin”.
Me rastin e Raportit për zbatimin e politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë për vitin 2022, i cili u miratua nga Parlamenti Evropian më 18 janar, Vuçiq, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, tha se bëhet fjalë për “përfundime të pabesueshme’’, duke shprehur dorëheqjen për shkak të pjesëve që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Bosnje Hercegovinën.
Ai deklaroi se dokumenti “dënon një sërë lëvizjesh përshkallëzuese nga Serbia dhe aktorët e mbështetur nga Serbia, të cilat përfshijnë bllokada të paligjshme, sulme të dhunshme dhe kërcënimin e veprimeve ushtarake”.
Po ashtu raporti miraton një amandament, që dënon retorikën dhe aktivitetet secesioniste në Bosnje dhe Hercegovinë dhe bën thirrje për miratimin e sanksioneve kundër zyrtarëve të vendeve të treta që mbështesin politikat ndarëse në atë vend.
”Dhe a ka secesionistë më të këqij, pra përkrahës të politikave separatiste se ata që e bëjnë thirrje, pikërisht ato 22 shtete të Bashkimit Evropian (që e njohën Kosovën), a ka secesionistë më të këqij se ata? vrazhdësi njerëzore”, ka thënë Vuçiq., sipas Betas, përcjell klankosova.tv.
Siç tha ai, të premten në Beograd do të takohet me përfaqësuesit e Gjermanisë, Francës, Italisë, SHBA-së dhe përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak, duke thënë se pret “një bisedë shumë, shumë të vështirë”.


