Showtime

“Lugati” lë shtëpinë e Big Brother, Adriatik Kelmendi vjen më njoftimin e fundit

01/18/2023 11:14
nga:Gazeta Blic

Pas raportimit në media se banori i Big Brother Kosova, Gjon Karrica ka problem shëndetësore dhe është shtrirë në spital, ka ardhur reagimi i drejtorit të Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se “Lugati” ka pasur një shqetësim shëndetësor, por tani ai është në gjendje stabile.

“Karrica vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Gjon Karrica është në gjendje stabile, ka pasur një shqetësim shëndetësor

Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile.

Karrica vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime.

Klan Kosova do të vazhdojë ta njoftojë zyrtarisht opinionin për gjendjen shëndetësore të banorit të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Gjon Karrica lë shtëpinë e Big Brother, shkak gjendja e tij shëndetësore