Lajme

Nesër votimi për Trustin në Kuvend, aktori Rafuna ka një thirrje për deputetët

01/18/2023 10:31
nga:G C

Aktori kosovar, Naser Rafuna, është shprehur pro tërheqjes së 30% nga Trusti.

Në një postim në Facebook, Rafuna ka thënë se paret e popullit i takojnë popullit.

Ai ka thënë se tërheqja e 30% nga Trusti duhet të votohet, pasi është krizë financiare.

“Këtë të enjte votohet tërheqja e 30% nga Trusti. Janë kundër disa por jo kundër kur shpesh humben me miliona tona në Investimet të jashtme ku vetëm në periudhën janar-shtator 2022 janë humbur 107 milion euro, para të popullit , me përgjegjësi ndaj askujt. Paret e popullit i takojnë popullit, leni pallavarat e votoni sepse populli është në krizë financiare. Mos harroni, kush e prek ose e ka prek popullit në bukën e tij, ka ra në fund pusit”, ka shkruar Rafuna.