Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ka thënë se deklarimi i kryeministrit Albin Kurti për Oliver Ivanoviqin ishte fyes për qytetarët e Kosovës.
Haxhiu në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se Kurti tentoi ta rehabilitojë figurën e një krimineli të luftës e të pasluftës.
“Ivanoviqi është kriminel lufte dhe është kriminel paslufte. Ky është epiteti për të. Kushdo që dëshiron ta rehabilitojë figurën e tij pas vdekjes duhet t ë tregoj se për cila qëllime po e rehabiliton figurën e tij.
Qytetarët janë përballur me dhunë, vrasje e përzënie nga shtëpitë e tyre me një organizim që ka qenë në kuadër të këshillit nacional serb që e ka udhëhequr Ivanoviqi. Të gjitha ato skena të dhunës që i keni parë në media, e që disa nuk janë prezantuar, ka qenë një dhunë e paparë për tendencë që të ketë një pastrim etnik në pjesën veriore”.
Deputeti i PDK’së ka thënë se Kurti duhet të sqarojë pse tentoi ta rehabilitojë figurën e Ivanoviqit pas vdekjes.
“Mendoj që do duhej të ketë një debat, e shpjegim më të gjerë pse po e rehabiliton atë. Nuk jam tu arrit me kuptu, nëse ka ndonjë zor është mirë me tregu. Situata jonë politike në veçanti edhe e sigurisë duket të jetë e brishtë, për shkak të krizave që po i prodhon vetë Kurti. Mirëpo duket që ky tentim rehabilitimi i figurës së Ivanoviqit është diçka e papritur për opinionin publik shqiptar.
Deklaratën që e dha Kurti në emër të Qeverisë së Kosovës për një kriminel lufte e për një kriminel paslufte, është fyese për të gjithë qytetarët. Jo në emër të tyre mund ta bënte Kurti, mund ta bënte në emër personal”, tha Haxhiu.


