Lajme

Çitaku: Kosovës i mungon kryeministri, Kosovës i mungon qeverisja

01/17/2023 20:40
nga:Astrit Gashi

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se Kosovës i mungon kryeministri dhe qeverisja.

Këto deklarata i bëri ajo pasi që kryeministri i vendit Albin Kurti tha se tregut të Kosovës po i mungojnë kuzhinierët e trajnuar, muratorët dhe flokëtarët.

Madje ajo përmes një shkrimi në Facebook ka ironizuar më këtë deklaratë të kryeministrit, duke pyetur se a është e vërtetë kjo deklaratë apo është një meme.

“Sinqerisht, a është meme kjo apo e vërtetë? Kosovës I mungon Kryeministri. Kosovës I mungon qeverisja. Kosovës I mungojnë investimet kapitale”, ka shkruar ajo.