Sporti

Zyrtare| Arijon Ibrahimovic rinovon kontratën me Bayernin deri në vitin 2025

01/17/2023 14:50
nga:Lorik J

FC Bayern ka rinovuar kontratën me sulmuesin shqiptar, Arijon Ibrahimovic deri në vitin 2025.

17-vjeçari u transferua në kampusin e FC Bayern në vitin 2018 dhe u përfshi në kampin stërvitor të ekipit të parë javën e kaluar.

Hasan Salihamidzic, anëtar i bordit sportiv të FC Bayern: “Ne jemi shumë të lumtur që kemi vazhduar kontratën me Ari Ibrahimovic. Ai është zhvilluar shumë mirë me ne dhe tani do të jetë pjesë e skuadrës sonë të parë.”

Arijon Ibrahimovic poashtu ishte shumë i lumtur.

“Jam shumë krenar dhe falënderues. Është një ëndërr e realizuar për mua. Mezi po pres hapat e ardhshëm në FC Bayern.”