Skuadra e Llapit po vazhdon me përforcimin e ekipit në merkaton e janarit.
Klubi i Tahir Batatinës ka filluar të mendoj╒ për transferimin e një portieri që nga fillimi i merkatos dhe ishte në kontakte të avancuara me Eneal Koliçin e Gjilanit, megjithatë në fund portieri i njohur vendosi të mos largohej nga “Skifterat”.
Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se klubi i Llapit ka arritur marrëveshje me portierin nga Shqipëria, Vokli Laroshi.
Laroshi së fundmi ishte pjesë e klubit Turbina në Ligën e Parë të Shqipërisë, teksa nga tani e tutje do t’i bashkohet Llapit në Superligën e Kosovës.
Kujtojmë se Laroshi është pjesë e kombëtares U21 të Shqipërisë, teksa më herët ishte edhe tek klubi i Partizanit.
/GazetaBlic Sport


