Lionel Messi u rikthye te PSG si kampion bote me Argjentinën, por ky rikthim nuk i shkoi më së miri atij dhe kampionit francez.
Në vitin 2023, PSG humbi ndaj Lens dhe Rennes, duke e komplikuar kështu luftën për titullin kampion, kështu që situata në klub u bë dukshëm më e rëndë.
Në rrjetet sociale të klubit parisien është shfaqur një video e shkurtër e Messit duke u stërvitur në palestër.
Në një situatë, argjentinasi ngre pesha, gjë që ka habitur veçanërisht fansat e tij.
“Betohem se kjo është hera e parë që e shohim Messin duke bërë këtë”, shkroi një tifoz i Messit në Twitter.
Mbi 56,000 përdorues të Twitter u pajtuan me të dhe video e Messit u bë hit i menjëhershëm.
/GazetaBlic Sport
I swear that's the first time I've seen him lift weightspic.twitter.com/l6Zccpj6wQ
— ?????????? (@HariFCMessi) January 15, 2023


