Sporti

Talenti shqiptar i 2 Korrikut, Shefki Aliti transferohet tek klubi në formë i Kategorisë Superiore

01/17/2023 10:22
nga:Lorik J

2 Korriku njihet si një nga ekipet që prodhon më së shumti futbollistë të cilët depërtojnë si në futbollin shqiptar, ashtu edhe më gjerë.

Klubi prishtinas që punon shumë me talentë të rinj ka arritur të “prodhojë” edhe një lojtar shumë premtues.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ mësojnë se Shefki Aliti, futbollisti 19 vjeçar i 2 Korrikut ka arritur transferimin tek klubi i Kategorisë Superiore në Shqipëri, KF Erzeni.

Shefki Aliti luan në pozitën e sulmuesit të djathtë – teksa premton shumë si 19 vjeçar.  Ai vjen nga Komuna e Bujanocit, teksa ka vite që është pjesë e 2 Korrikut.

Aliti po pret kompletimin e dokumentacionit që të debutojë me klubin e Erzenit, por vlen të ceket se nëse një gjë e tillë kompletohet orët në vijim, ai mund të luajë ndaj Teutës në Kupë.

Kujtojmë se klubi i Erzenit është në një formë të mirë në Kategorinë Superiore, ku ndodhet në vendin e pestë me 23 pikë të grumbulluara, vetëm dy pikë larg vendit të tretë.

/GazetaBlic Sport