Është koha për derbin e madh italian.
Milani dhe Interi do të përballen nesër në orën 20:00 në stadiumin ndërkombëtar King Fahd në finalen e Superkupës së Italisë. Në Riad, dy skuadrat milaneze do të luftojnë për të fituar trofeun, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, foli për ndeshjen në konferencën për shtyp.
“Po rikuperohemi, shpresoj që së shpejti të jemi plotësisht. Milani duhet të sillet mirë, ne luajmë kundër rivalëve tanë që i kemi mundur tashmë në kampionatin e kaluar. Fitimi i një trofeu do të ishte mirë dhe i rëndësishëm, të gjitha garat në të cilat garojmë janë qëllimet tona, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


