Lajme

Aksident në rrugën Kaçanik – Ferizaj, shtatë persona të lënduar

01/16/2023 20:47
nga:Astrit Gashi

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Kaçanik – Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori rajonal i policisë për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.

Shabani tha se në aksident ishin të përfshira tre vetura.

“Ata janë dërguar për trajtim në Qendren Emergjente në Ferizaj”, tha Shabani.