Lajme

Persona të armatosur grabisin një pompë e benzinës në rrugën Kaçanik-Ferizaj

01/16/2023 18:08
nga:Gazeta Blic

600 euro është shuma e parave që hajnat e armatosur kanë arritur që t’i marrin nga një pompë e benzinës në magjistralen Kaçanik- Ferizaj.

Kështu bëri të ditur drejtori rajonal i policisë së Ferizajt, Basri Shabani.

Shabani tha se nga ky rast nuk ka të lënduar.

“Të arrestuar nuk kemi ende. Të gjitha njësitë janë në terren”, tha Shabani.