Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar sot ashpër ndaj dekkaratave të ministres së Punëve të Jashtme Donika Gërvalla e cila tha se nuk ka arsye ta shkarkoj ambasadorin Martin Berisha pas aferës milionëshe në të cilën ëshyë përfshirë.
Çitaku ka shkruar në faqen e saj në Facebook se shkarkimi i Martin Berishajt nuk mjafton.
“Shkarkimi nuk mjafton, Ministre! Miliona euro në kesh nuk janë fjalë. Martin Berishaj duhet të kthehet në Kosovë dhe të përballet me drejtësinë. Menjëhere”, tha Çitaku.


