Adnan Jashari, iniciuesi i peticionit për tërheqjen e 30% të mjeteve të Trustit u ka bërë edhe një herë thirrje deputetëve që ta votojnë Projektligjin për Trustin, raporton Gazeta Blic.
“Lusim edhe njëherë që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të reflektojnë mbi gjendjen e rënduar të qytetarëve dhe ta votojnë projektligjin që të ua mundësojnë qytetarëve t’i tërheqin kursimet e tyre”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka vendosur që këtë të enjte me 19 janar 2023, të jetë për rend të ditës projektligji për lejimin e tërheqjes së kursimeve pensionale nga Trusti deri në 30 %!
Lusim edhe njëherë që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës të reflektojnë mbi gjendjen e rënduar të qytetarëve dhe ta votojnë projektligjin që të ua mundësojnë qytetarëve t’i tërheqin kursimet e tyre.
Faleminderit të gjithë ju qytetarë dhe anëtarë të grupit për durimin tuaj, ju ftoj që edhe njëherë të bisedoni me deputetët që i njihni dhe që keni kontakte, dhe të ju bëni thirrje që të votojnë Pro tërheqjes së kursimeve tona.