Lajme

Arrestohet në Sicili bosi i mafias më të kërkuar në Itali

01/16/2023 10:22
nga:Genita C

Bosi më i kërkuar i mafias në Itali, Matteo Messina Denaro, është arrestuar në Sicili pas 30 vitesh në arrati.

Messina Denaro thuhet se u ndalua në një klinikë private në Palermo.

“Kjo është një fitore e madhe për shtetin”, tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

Ai supozohet të jetë një bos i mafies famëkeqe të Sicilisë, Cosa Nostra, shkruan BBC.