Sporti

Debutoi me gol te CFR Cluj, këto janë fjalët e para të Ermal Krasniqit te klubi i ri

01/15/2023 19:58
nga:E K

Ermal Krasniqi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e tij te skuadra e re, CFR Cluj.

Sulmuesi kosovar ka shënuar në fitoren e skuadrës rumune prej 3-0 ndaj seleksionit të shoqatës së futbollistëve në Spanjë, shkruan GazetaBlic Sport.

Krasniqi u aktivizua në pjesën e dytë dhe menjëherë pati impakt në lojën e skuadrës së tij duke e gjetur edhe golin që në ndeshjen debutuese.

Pas ndeshjes ai u intervistua nga mediat ku u deklarua i lumtur me klubin e ri dhe tha se dëshiron që të shënojë sa më shumë në mënyrë që ta ndihmojë klubin për të arritur objektivat.

“Jam shumë i lumtur për golin, shpresoj të vazhdojë me këtë ritëm që ta ndihmojë ekipin në objektivat e tij”, tha fillimisht ai.

“Këtu jam pritur shumë mirë si nga kryesia dhe bashkëlojtarët, shpresoj të paraqitemi mirë edhe në Conference League ashtu edhe në ligën vendore”, përfundoi Krasniqi.