Lajme

Haxhiu: Tjetër skandal në QKUK, Prokuroria të hetojë vdekjen e pacientit

01/15/2023 18:22
nga:G B

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka quajtur skandal hedhjen nga dritarja e Klinikës Torakale në QKUK të një pacienti sot, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Prokuroria duhet ta hetojë shkakun e vdekjes së këtij pacienti, derisa ende nuk u sqarua se pse ndodhi rasti.

Postimi i tij i plotë:

Skandal pas skandali në shëndetësi!

Pasi shkoi për trajtim në QKUK, pacienti hidhet nga dritarja e Klinikës Torakale dhe fatkeqësisht vdes. Pse? Shkaqet ende mbeten pa u sqaruar.

Keqmenaxhimi dhe degradimi i shëndetësisë, po ashtu humbja e jetës së njerëzve, në qendrat tona spitalore është shqetësuese. Për këto raste deri tani nuk ka llogaridhënie.

Për rastin e sotëm Prokuroria duhet të hetojë shkaqet e vdekjes së pacientit.

Askush nuk e ka besuar këtë degradim deri në këtë masë.

Para pak vitesh Klinka Torakale ishte shembull i profesionalizimit dhe mirë menaxhimit, ndërsa sot është në rubrikën e lajmeve të zeza.