Sporti

Mykhaylo kryen testet mjekësore, sot mund të prezantohet në Stamford Bridge

01/15/2023 13:43
nga:Lorik J

Mykhaylo Mudryk ka përfunduar me sukses të gjitha testet mjekësore në mëngjes me klubin e tij të ri, Chelsean.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano raporton se Mudryk po nënshkruan kontratën si lojtar i ri i Chelseat deri në vitin 2030 pikërisht tani, në selinë e klubit, përcjell GazetaBlic Sport.

Chelsea dëshiron të prezantojë Mykhaylo sot në Stamford Bridge.

Klubi i Potter takohet sot me Crystal Palace me fillim nga ora 15:00.

/GazetaBlic Sport