Lajme

Guerot veçon fotografinë e 14 vjeçarit: Kujtoni të kaluarën dhe ndërtoni të ardhmen e Kosovës

01/15/2023 12:00
nga:Genita C

Ambasador i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, në 24-vjetorin e masakrës së Reçakut ka bërë të ditur se ka bërë homazhe atje.

Ai është shprehur se duhet kujtuar e kaluara dhe të ndërtohet e ardhmja e Kosovës.

“Sot në mëngjes mora pjesë në përkujtimin e masakrës së Reçakut. Halimi ishte vetëm 14 vjeçar kur u vra. Një viktimë mes shumë të tjerave. Kujtoni të kaluarën dhe ndërtoni të ardhmen e Kosovës” ka shkruar tutje ambasadori.