Sporti

Liverpool në kërkim të një mesfushori, Kloppit i pëlqen Neves i Wolves

01/15/2023 11:39
nga:Lorik J

Liverpooli është në kërkim të një mesfushori.

Reds, siç raportohet nga Mirror, janë duke vlerësuar një ofertë të mundshme për Ruben Neves, mesfushorin portugez të Wolverhampton, kontrata e të cilit skadon në vitin 2024, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ujqërit” mund të pranojnë transferimin e mundshëm për të shmangur humbjen e tij me zero euro sezonin e ardhshëm.

Jürgen Klopp është një admirues i madh i mesfushorit portugez.

/GazetaBlic Sport