Lajme

Policia e konfirmon: Një person ra nga një repart i QKUK-së, këto janë detajet e fundit

01/15/2023 11:07
nga:Genita C

Një person ka rënë nga një repart i QKUK-së, mëngjesin e sotëm.

Si pasojë e rënies ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth 09:30, kemi pranuar informatën se në QKUK në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë (repart i spitalit) dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.