Sporti

E zbulon trajneri i Al Nassr: Ja kur do të debutojë Ronaldo

01/15/2023 10:25
nga:Lorik J

Cristiano Ronaldo do të debutojë me Al Nassr në datën 22, ndaj Al Ettifaq, në kuadër të xhiros së 14-të të kampionatit saudit, pasi plotësoi dy ndeshjet e pezullimit që solli nga Anglia.

Konfirmimi erdhi nga trajneri Rudi Garcia, trajneri i Al Nassr, pas barazimit të djeshëm 0-0 në vizitën ndaj Al Shabab, përcjell GazetaBlic Sport.

Para ndeshjes me Al Ettifaq, CR7 do të jetë pjesë e mikseve Al Nassr/Al Hilal që do të përballet me PSG-në, të enjten.

Por ndeshje  e parë zyrtare e portugezit do jetë pas fiks 7 ditësh.

/GazetaBlic Sport