Sporti

Mediumi italian pyet: Cili është dështimi më i madh i merkatos, Lukaku – De Keteleare apo Pogba?

01/15/2023 08:43
nga:Lorik J

Për gjykimet përfundimtare do të duhet të pritet deri në qershor, por me pothuajse gjysmën e sezonit tashmë të përfunduar, disa bilance janë pothuajse të pashmangshme.

Në mënyrë të veçantë, dhe për arsye të ndryshme, janë tre emra në merkato që – që nga vera e kaluar – kanë tërhequr vëmendjen në kuptimin negativ: Charles De Ketelaere, Paul Pogba dhe Romelu Lukaku.

Por cili është transferimi më i keq deri më tani ? Kjo është pyetja që bën mediumi italian, Tuttomercatoweb.

Pogba, Lukaku apo De Ketelaere: cila është dështimi më i madh i merkatos deri më tani?

1) Paul Pogba në Juventus (2.5 milionë- plus kontratë 4-vjeçare për rreth 8 milionë)
2) Charles De Ketelaere në Milan (32 milionë marrëveshje plus 3 bonus)
3) Romelu Lukaku te Interi (huazim 8 milionë plus 4 bonuse, 8 milionë pagë)

/GazetaBlic Sport