Sporti

De Zerbi: Lojtarët e mi ishin fantastikë sot!

01/14/2023 23:04
nga:E K

Pas suksesit të arritur kundër Liverpool, trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi, analizoi performancën e “Pulëbardhave”.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, tekniku theksoi se lojtarët e tij ishin fantastikë, ndërsa më tej shtoi se zhvilluan një ndeshje të mrekullueshme.

“Lojtarët e mi ishin fantastikë sot! Ne luajtëm një ndeshje të mrekullueshme. Nëse kjo është fitorja ime më e mirë? Nuk e di, por unë mendoj se një trajner duhet të ndjekë përsosmërinë, edhe nëse nuk mund ta arrish kurrë perfeksionin”-tha ai.