Milan luajti baras me Lecce me rezultat 2-2.
Trajnerit i Milanit, Stefano Pioli, ka folur për e mikrofonat e DAZN pas barazimit në Via del Mare kundër Lecces, përcjell GazetaBlic Sport.
“Në pjesën e parë humbëm gjithçka që mund të ishte e gabuar, pastaj patëm një reagim të mirë, mund ta kishim fituar, por sigurisht që duhet të bëjmë më mirë. Ne nuk erdhëm si fitues, erdhëm nga rezultatet me Romën dhe Torino. Gabimi në golin e parë ishte i dukshëm, e komplikoi ndeshjen, por ne kemi cilësinë për ta mbajtur fushën si pjesa e dytë”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


