Lajme

Ministri Aliu bën thirrje për mbrojtjen e natyrës dhe kursimin e energjisë

01/14/2023 18:31
nga:Astrit Gashi

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Liburn Aliu i është drejtuar qytetarëve me disa kërkesa.

Ai nëpërmjet një videporosie ka bërë thirrje për mbrojtjen e natyrës dhe të kursimit të energjisë.

Postimi i plotë:

“Ta mbrojmë natyrën, ta mbrojmë vetveten duke kursyer energjinë për neve dhe gjeneratat e reja që vijnë.”

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu

#kurseEnergjinë”, thuhet në postimin e Qeverisë së Kosovës në Facebook.