Napoli e shpartalloi Juventusin në ndeshjen e mbrëmshme.
Një humbje prej 5 me 1 duket se ka ndikuar shumë keq tek trajneri Allegri, që pas ndeshjes u bë pjesë e një episodi qesharak, por pa vullnetin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Luciano Spalletti ishte ai që e vuri në një pozitë shumë të palakmueshme, duke e ndjekur deri tek tuneli me dorën hapur dhe me mimika të çuditshme në fytyrën e tij.
Të dy njihen për raportet e tyre jo të mira ndër vite, por kjo u dëshmua edhe mbrëmë, me Allegrin që krejt në fund i dha dorën homologut të tij Spalletti.
— Out Of Context Napoli (@NoContextNapoli) January 13, 2023


