Lajme

Borë në zonat malore dhe temperatura të ulëta, si parashikohet moti këtë fundjavë

01/14/2023 08:26
nga:Gazeta Blic

Shqipëria përgjatë të shtunës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave në të gjithë territorin e vendit.

Por vranësirat më të dukshme paraqiten në orët e mesditës dhe pasdites, ku do të krijojnë mundësi për momente të pakta me pika shiu në ultësirën perëndimore dhe shfaqjen e flokëve të dëborës në zonat malore.

Mbrëmja sjellë përmirësim të kushteve të motit në të gjithë Shqipërinë. Gjatë orëve të para të mëngjesit do të shfaqet mjegulla në zonatluginore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por mesdita do të ruaje të njëjtat vlera kostante duke u luhatur nga -3°C deri në 14°C.
Era do të fryjë mesatare si ne tokë dhe në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi permanent verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.