Lajme

Haradinaj këmbëkryq mysafir në Goden të Gjakovës

01/13/2023 21:50
nga:Astrit Gashi

Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se është mysafir i familjes Xhemë Osmanajt në Goden të Gjakovë.

Ai ka thënë se kanë bërë një bisedë vëllazërore nën një atmosferë sipas traditave shqiptare.

Haradinaj e ka falënderuar familjen në fjalë për mikpritjen.

Postimi i plotë:

“Bashkë me Shejh Xhemajlin dhe miq të tjerë, në familjen e Xhemë Osmanaj nga Godeni i Gjakovës. Bisedë vëllazërore e atmosferë sipas traditave shqiptare.

Faleminderit për mikpritjen”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.