Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perpaim Kryeziu, ka thënë se themelimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe nuk është çështje mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kryeziu tha në RTV Dukagjini se SHBA-ja ka një rol të rëndësishme në situata të ndryshme.
Kryeziu tha se pozicionet e zyrtare të Qeverisë vijnë nga shqetësimet e tyre të kamotshme.
“Së pari pozicionet tona zyrtare vijnë nga shqetësimet tona të kamotshme për atë se çfarë paraqet ky Asociacion, nuk është betejë personale e Kurtit është manifestim qëndrimeve të kamotshme mbi atë marrëveshje”, tha Kryeziu.
Ai gjithashtu tha se Qeveria e sheh të përshtatshme që të bëhet finalizimi i dialogut.
“Dhe së dyti ndajmë bindjen me partneret ndërkombëtare që është një kohë e përshtatshme që pas shumë vitesh që u bënë dialog nga viti 2011 e tash te këtë një diskutim më të hapur që ka finalizimin e tij, ky edhe është angazhimi ynë”, ka shtuar ai.


