FIFA ka zbuluar kandidatët e përzgjedhur për çmimet më të mira të futbollit FIFA 2022.
Në çmimin për golin e vitit ka kandidatura të ashpëra pasi janë shënuar disa gola të bukur, përcjell GazetaBlic Sport.
Një ndër më të veçantit është ai i polakut, Marcin Oleksy.
Olesky kishte shënuar gol të bukur me gërshërë në nëntor të vitit 2022 dhe e veçanta e kësaj është se ai luan me ‘paterica’.
Në garë për këtë çmim janë emra të njohur si: Richarlison, Theo Hernandez, Mario Balotelli, Payet dhe emra të tjerë të mëdhenj.
Ja goli i Oleskyt:
Marcin Oleksy’s goal has been nominated for the Puskas award. ??
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) January 12, 2023
Marcin Oleksy (Poloni): Warta Poznan vs Stal Rzeszow [PZU Amp Futbol Ekstraklasa] (6 Nëntor 2022)


