Konsulli i Kosovës në New York, Blerim Reka, është takuar me ambasadorin Ivan Shimonovic, përfaqësuesin e përhershëm të Kroacisë në OKB.
Reka ka thënë se kanë rikonfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera Kosovë – Kroaci.
Sipas tij, ai dha mbështetje të plotë për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Me ambasadorin Ivan Shimonovic, Përfaqësuesin e Përhershëm të Kroacisë në OKB, ish Ndihmës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe përfaqësues i Qeverisë së Kroacisë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në padinë për gjenocid kundër Republikës Federale të Jugosllavisë. Rikonfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera Kosovë-Kroaci dhe mbështetje e plotë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Reka në një postim në Facebook.


