Jurgen Klopp uron Roberto De Zerbi në prag të ndeshjes Brighton-Liverpool.
Gjermani tha se Brighton bëri zgjedhje të mençur duke e caktuar atë si trajner të tyre, shkruan GazetaBlic Sport.
“Më parë ishte Potter-ball, tani De Zerbi-ball. Dhe ne kemi parë tashmë në Anfield se çfarë është në gjendje të bëjë. Ai ka punuar shumë mirë deri tani. Ishte zgjedhje e mençur e tyre për të nënshkruar me të pas largimit të Potter. Stili i posedimit është i ngjashëm, besimi ndryshon gjithçka në futboll dhe ata janë plot vetëbesim”, tha ai.
Kujtojmë se dy trajnerët tashmë janë përballur me njëri-tjetrin, pikërisht në debutimin e De Zerbit, me një barazim spektakolar në Anfield me rezultat 3-3.


