Sporti

Gjilani do të udhëtojë për përgatitje në Ohër, këto janë miqësoret e konfirmuara

01/13/2023 13:32
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Gjilanit ka filluar përgatitjet për edicionin pranveror.

Problemet financiare tashmë duket se kanë kaluar dhe se skuadra po përgatitet për një edicion sa më të suksesshëm.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se Gjilani do të udhëtojë për përgatitje shtesë në Ohër, atje ku do të qëndrojë nga data 18 deri më 28 janar.

Gjatë qëndrimit atje, ‘Skifterat’ do të përballen me Shkupin dhe Strugën, dy miqësore deri më tash të konfirmuara.

/GazetaBlic Sport/