Lajme

Çitaku për Martin Berishajn: Pa e pas një zor të madh Osmani e Kurti nuk e mbrojnë atë

01/13/2023 13:00
nga:N M

Nënkryetarja e PDK Vlora Çitaku sërish ka reaguar për rastin e ambasadorit Martin Berishaj, e ku ka akuzuar krerët e shtetit që po i dalin në mbrojtje Berishajt, raporton Gazeta Blic.

Ajo ka thënë se është e çuditshme se si të gjithë krerët e institucioneve të Kosovës po i dalin në mbrojte Berishajt.

Reagimi:

Po e përsëris, pa një zor të madh nuk ngritet krejt kupola e shtetit me i dalë në mbrojtje Martin Berishajt.
Jam e bindur se të shërbyerit si ambasador, është tema e fundit për të cilën preokupohet Martin Berishaj, e për të cilën mendon Albin Kurtit.