Lajme

288 gramë substancë narkotike gjenden te të burgosurit në Dubravë

01/13/2023 12:31
nga:N M

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur substanca narkotike në tri raste gjatë kontrollit në Burgun e Dubravës.

Sipas Policisë, oficerët korrektues kanë gjetur 288 gramë substancë narkotike në kontrollet që kanë zhvilluar më 10, 11 dhe 12 janar.

Në aksionin e parë kanë gjetur 9 gramë substancë t dyshuar si marihuanë.

“Gjatë kontrollit nga oficerët korrektues në veshjen e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 9 gram”.

Në rastin e dytë kanë gjetur 26 qese me substancë narkotike.

“Gjatë kontrollit nga oficerët korrektues te njëri nga tre të dyshuarit i janë gjetur dhe sekuestruar 26 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në peshë 34 gram”.

Ndërkaq, më 12 janar kanë gjetur sasinë më të madhe prej 245 gramëve substancë narktotike.

“Gjatë kontrollit në brendi të zonës së burgut nga oficerët korrektues është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike në peshë prej 245 gram”, ka njoftuar.

Rrahman Jasharaj për koeficientin: S’po di çka t’i them anëtarësisë, është krijuar huti