Parti opozitare e shoqëri civile tash e sa ditë po kërkojnë shkarkimin e ambasadorit të Kosovës Martin Berishaj si i dyshuar, i përfshirën në skandale të shumta, raporton Gazeta Blic.
Shkarkimin e tij po e kërkojnë nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani por edhe nga kryeministri Albin Kurti.
E së fundmi është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që javën e ardhshme do të bëjë veprime konkrete, ku do të ftojnë në raportin drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës për të vërtetuar nëse Berishaj kaloi filtrat e sigurisë nga ky institucion i Kosovës.
Njoftimin e ka bërë deputetja e AAK Time kadrijaj.
Njoftimi i plotë:
Çfarë thotë AKI për Ambasadorin Martin Berishaj?
Arsyet pse Kryeministri Kurti dhe Presidentje Osmani nuk po e shkarkojnë Ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishajn i dijnë vetëm ata.
Faktet që Ambasadori Berishaj ka financuar Fushatën e VV! do të dalin në dritë së shpejti dhe këtë e dijnë edhe Kurti e Osmani por edhe Berishaj e Gërvalla.
Por ajo që më së shumti shqetëson tek Kryeministri dhe Presidentja e Kosovës është që ata kanë emëruar Ambasadorë pa kaluar nëpër filtrat e Sigurisë dhe para së gjithash pa u intervistuar nga AKI.
Nga java që vjen do të iniciojmë ftesën për krerët e AKI-së ku do të kërkojmë të dhëna të sakta nëse Ambasadori Berishaj (por edhe kolegët e tij) kanë kaluar nëpër filtrat e sigurisë për postet që mbajnë!


