Njëjtë si të nominuarit, edhe banorët e panominuar të Big Brother VIP Kosova, gjatë natës së sotme i janë përgjigjur një sërë pyetjesh të bëra nga produksioni.
“Banorë teksa të nominuarit shijojnë darkën në oborr, juve ju pret debati. Ju do të debatoni mbi dy tema – ‘Fëmijët të kufizojnë, prandaj për të qenë i lirë, zgjedhë të mos krijojë familje’ dhe ‘Rikthimi i dënimit me vdekje’. Pozicionin pro dhe kundër mbi dy temat, nuk do ta caktoni ju, por do të zgjidhet varësisht nga gogla që merrni në enë”, është thënë në njoftimin e “Vëllait të Madh”.
Kësisoj, nuk munguan as përgjigjet interesante të kastit të banorëve të panominuar të javës, përfshirë: Fisin, Mbresën, Ganen, Andin, Lugatin, Getinjon dhe Gresën.
Cilat ishin përgjigjet “Pro et contra” të tyre mbi temën – “Rikthimi i dënimit me vdekje?”? Kuptojeni, duke e shikuar videon në linkun e mëposhtëm.


