Sporti

Real Madrid – Barcelona| Ja kur zhvillohet finalja e madhe e Superkupës së Spanjës

01/12/2023 22:59
nga:Lorik J

Skuadra e Barcelonës ka fituar ndaj Real Betisit në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës.

120 minutat lojë përfunduan me rezultatin 2-2, teksa në penallti Barcelona ishte më e suksesshme (4-2), duke kaluar në finale, shkruan GazetaBlic Sport.

Barcelona në finale do të takohet me Real Madridin.

Skuadra e Ancelottit fitoi dje ndaj Valencias, poashtu në penallti me rezultatin 4-3.

Finalja e madhe do të luhet të dielën në Riad të Arabisë Saudite.

/GazetaBlic Sport