Lajme

Formimi i shpejtë i Asociacionit, Chollet në Beograd bën thirrje për dialog: Përmend propozimin franko-gjerman

01/12/2023 19:41
nga:Genita C

Këshilltari special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi dhe Prishtina duhet të fokusohen në diskutimet për propozimin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si dhe në formimin e shpejtë të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kështu ka bërë të ditur zyra e presidentit të Serbisë pas bisedës së tyre në Beograd më 12 janar.

”Këshilltari special Chollet theksoi se Shtetet e Bashkuara do të mbështesin gjithmonë të gjitha përpjekjet e bëra për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, duke theksuar se (SHBA) mbron vendosjen e fokusit të agjendës drejt së cilës palët në dialog duhet të fokusohen në bisedimet për planin franko-gjerman si dhe për formimin e shpejtë të Asociacionit”, thuhet në njoftim.

Vuçiq jep detaje pas takimit me Chollet: Kjo është kërkesa e tij për Kosovën