Everton merr një qëndrim për të mbrojtur punën e Frank Lampard.
Blutë e Liverpoolit, të zhytur në mediokritet total prej vitesh, po e përkeqësojnë situatën e tyre duke i përjetuar sezonet e fundit në një mënyrë të rrezikshme. Në rrezik të rënies nga Premierliga, ata e gjejnë veten në vendin e 18’të. Kjo i ka bërë tifozët që ta kundërshtojnë trajnerin, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë pronari, Farhad Moshiri, tha për talkSPORT:
“Disa nga vendimet që morëm u morën së bashku me tifozët. Trajnerët e mëparshëm u larguan në duart e tifozëve, jo nga unë fillimisht”. Megjithatë, Moshiri nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Lampard, duke deklaruar: “Duhet të mbështesim menaxherin që sistemi të funksionojë. Dhe unë kam shumë besim te Frank”.
/GazetaBlic Sport/


