Lajme

Osmani kërkon mbështetje nga Danimarka për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtarë

01/12/2023 14:40
nga:N M

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Danimarkës, në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen, raporton Gazeta Blic.

Sipas njoftimi nga zyra për media, Osmani ka theksuar marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë të mira, ndaj në këtë kontekst, shfaqi besimin se ato do të intensifikohen edhe më tej gjatë mandatit të ambasadorit Christian Grønbech-Jensen.

“Në takim me ambasadorin Grønbech-Jensen, Presidentja Osmani ka folur edhe për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend dhe ka theksuar se institucionet e vendit janë të përkushtuar për paqe e stabilitet.Presidentja Osmani tha se Kosova ka nevojë për mbështetjen e mëtejme nga Danimarka, sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare’, thueht ndër të tjera në njoftim

Ambasadori Grønbech-Jensen ka thënë se Danimarka e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe në të njëjtën kohë, e mirëpret aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Me ambasadorin Grønbech-Jensen, Osmani ndër të tjera bisedoi edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve në fushën e energjisë, shkëmbimit ekonomik e tregtar, arsimit, drejtësisë si dhe sfera të tjera të interesit të dyanshëm.