Kryetari i Komisionit Ad Hoc të Kuvendit për Reformën Zgjedhore, Abelard Tahiri ka shprehur besimin se në mesin e këtij viti do të përfundojnë rekomandimet për këtë proces.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se nga java e ardhshme Komisioni do të vazhdojë punën e nisur vitin e kaluar.
“Duke u nisur nga java e ardhshme, do ta vazhdojmë me përkushtim aty ku kemi mbetur dhe jam optimist se deri në mesin e vitit 2023 do t’i kemi të gatshme rekomandimet, që sistemin zgjedhor të Kosovës e nxjerrin në një tjetër nivel, si proceduralisht ashtu edhe përmbajtësish”, ka shkruar Tahiri, transmeton teve1.info.
Komisioni Ad Hoc i Kuvendit për Reformën Zgjedhore ka nisur punën në mesin e vitit të kaluar, ku ka zhvilluar disa takime me akter të ndryshëm të përfshira në këtë proces.
LDK: Shqetësues raporti i ‘Human Rights Watch’ u sulmuan e u kërcënuan 22 gazetarë


