Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka arritur në Austri, me ç’rast është pritur në një ceremoni shtetërore nga kancelari austriak, Karl Nehammer.
Pas takimit, dyshja do të mbajnë edhe një konferencë për media.
Gjatë vizitës në Vjenë, Kurti do të mbajë edhe një fjalim i ftuar nga Instituti Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë dhe Akademia Diplomatike e Vjenës. Ai do të flas për “Kosovën, Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian”.
Kjo vizitë e Kurtit në Austri vjen pas dorëzimit të aplikacionit për anëtarësim në BE dhe zhvillime pozitive rreth vendimit pozitiv për liberalizim të vizave nga ana e BE-së.



