Sporti

Një emër i madh për pozitën e trajnerit tek Brazili, Atletico Madrid bëhet një ‘problem’ për marrëveshjen

01/12/2023 10:46
nga:Mergim Rreci

Luis Enrique është shumë pranë që të bëhet trajneri i ri i Brazilit.

Kombëtarja nga Amerika e Jugut është momentalisht pa trajner, pasi që Tite u largua nga kjo pozitë, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, Enrique shihet edhe si personi më i duhur si pasues i Diego Simeone tek Atletico Madrid, i cili ka paralajmëruar se mund të largohet në fund të sezonit.

Gjithçka pritet të vendoset shumë shpejt, me trajnerin spanjoll që ka dy mundësi shumë të mëdha para vetes.

/GazetaBlic Sport/