Lajme

Tahiri: Koha që SHBA ta marrë në udhëheqje dialogun Kosovë-Serbi

01/12/2023 10:30
nga:G B

Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se është koha që SHBA ta marrë në udhëheqje ndërmjetësimin e dialogut me Serbinë, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se nuk mund të presim paqe të qëndrueshme dhe as marrëveshje finale, derisa Serbia mbetet pro-ruse.

Postimi i saj i plotë:

Nuk mund te presim paqe te qendrueshme dhe as marreveshje finale perderisa Serbia mbetet pro-ruse. Eshte koha qe SHBA-ja ta marre udheheqjen per ndermjetesimin e dialogut Kosove-Serbi, me perkrahjen e partnereve evropian.